Greqia do ta bëjë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj. Një gjë të tillë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopulos, duke theksuar se kjo do të bëhet së shpejti.
Panagiotopulos duke iu referuar pranisë së ushtrisë në Evros, në kufi me Turqinë u shpreh se pika do të forcohet si me profesionistë, por edhe me rekrutë të rinj në kontekstin e rritjes së shërbimit ushtarak në 12 muaj “që do të ndodhë së shpejti”.
Në të njëjtën kohë, ai dërgoi një mesazh që askush në Evros të mos kishte frikë. Në kufi me Turqinë, Greqia vendosi edhe ngritjen e një gardhi 5 metra të lartë për të ndaluar flukset migratore.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ndërtimi i gardhit të ri ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.
Lëvizjet e Athinës vijnë në një kohë kur situata me Ankaranë është tejet e tensionuar për shkak të kufirit detar./ db/Abcnews.al