Armando Broja po tregon vlerat e tij në Holandë dhe po bind ata pak skeptikë që mendojnë se nuk është e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare.
Shtatalarti, i cili është nën kontratë me Chelsea, ka shënuar golin e dytë në sfidën që Vitesse po fiton kundër ADO Den Haag.
Një realizim mjaft i bukur i sulmuesit, i cili “vallëzon” në mbrojtjen e rivalëve dhe i qetëson skuadrën e tij, që po luan me një lojtar më pak.
Broja ???? https://t.co/gSAKTec2oW
— Lars (@VitesseChels) October 18, 2020
Për Brojën ky është goli numër tre, ndërkohë që për herë të parë luan një ndeshje kampionati nga fillimi. Ai luajti edhe me Shqipërinë titullar, në takimet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. /abcnews.al