Polemika të shumta dhe kritika shoqëruan largimin e Mauro Icardit nga Interi. Drejtuesit zikaltër vendosën t’i hiqnin shiritin e kapitenit në fillim, diçka që solli “ngrirjen” e raporteve mes palëve.
Sulmuesi argjentinas kaloi sezonin e kaluar në huazim te PSG. Kampionët e Francës ushtruan të drejtën e blerjes së plotë të lojtarit në muajin korrik dhe 50 milion euro përfunduan në arkat e Interit.
Dje u luajt derbi i Milanos, që u fitua 2-1 nga Milani falë dygolëshit të Zlatan Ibrahimovic. Festë e madhe për kuqezinjtë, të cilët kryesojnë Serie A me pikë të plota pas javës së katërt.
Një koment në lidhje me triumfin e ekipit të Stefano Piolit, ka bërë edhe Wanda Nara, agjentja dhe gruaja e Icardit, koment që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët zikaltër.
“Pa dashuri nuk ka derbi. Urime për fitoren të gjithë miqve të mi të Milanit“, shkruan Wanda Nara në rrjetet sociale. /abcnews.al