Ibra: Jam si luan, do luaja në derbi me çdo kusht! Edhe tani nuk më ndalin dot!

schedule21:54 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:54 - 17 Tetor, 2020

“Festova sepse dëgjova një nga publiku, ai gëzim ishte vetëm për atë”, thotë Zlatan Ibrahimovic, autor i dy golave në derbin që Milani fitoi kundër Interit. Pas katër vitesh kuqezinjtë festuan dhe sulmuesi suedez në intervistën e dhënë pas ndeshjes vlerësoi shokët e skuadrës dhe sigurisht nuk mund të mos lëshojë batuta e ngacmime. Uria dhe luani janë në qendër të vëmendjes…

DERBI – “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Interit. Milani nuk e kishte fituar prej 4 vitesh, unë isha i mbyllur në shtëpi për dy javë dhe kisha shumë ‘uri’. E provova sot me dy golat e shënuar. Kisha humbur vetëm pak shijen gjatë karantinës dhe çdo tre ditë bëja tamponin. Do të luaja në derbi me çdo kushte, askush nuk do të më ndalonte. Jam i zhgënjyer që gabova nga penalltia, por e rëndësishme është fitorja. Kjo aventurë vazhdon”, shprehet Ibra.

TITULLI – “Jemi vetëm në fillim. Që kur kam ardhur ekipi ka bërë gjëra të mëdha, sipas që pas izolimit. Ekipi po rritet, mentaliteti është tjetër dhe të rinjtë marrin më shumë përgjegjësi. Të gjithë po stërviten në mënyrë të shkëlqyer. Ndjej shumë përgjegjësi, unë jam më i madhi në ekip. Është një situatë që më pëlqen shumë, pasi të gjithë më ndjekin dhe janë të uritur për të fituar. Postimi në Twitter? Unë jam si ai luani që kam postuar. Doja ta bëja në derbin e fundit, por e mbajta mënjanë (qesh)”, shton sulmuesi.

ASPEKTI PERSONAL – “Nuk jam i habitur nga vetja. E di nivelin tim. Pas dëmtimit shkova në SHBA për t’u ndjerë i gjallë. Në Manchester i thashë Mourinho se nuk isha gati dhe nuk doja të zhgënjeja, ndaj edhe ika në SHBA. Pastaj Mino Raiola më tha të kthehesha në Europë dhe se Milani kishte nevojë më shumë për mua dhe u ktheva. A po bëj më mirë pas moshës 30 vjeç? Ndihem më i kompletuar, kam më shumë përvojë. Kur je i ri vazhdon e rritesh. Tani ndihem i plotë. Nëse do të kisha gjendjen e 10 viteve më parë askush nuk do të më ndalonte. Gjithsesi edhe tani nuk më ndalojnë”.

GARA – “Jemi duke menduar ndeshje pas ndeshje, i shohim të gjitha si finale. Kur erdha objektivi ishte Europa dhe e realizuam. Objektivi sërish është Europa për klubin, kurse objektivat e mia personale janë ndryshe. Gjithsesi i mbaj për vete (qesh). Kemi mundësitë tona për titullin, ai që beson mund të bëjë gjithçka. Besojmë, pastaj në fund do të shikojmë deri ku mund të shkojmë. Ka akoma rrugë për të bërë”.

SULMUESI PORTUGEZ – “Leao është shumë i fortë, ka një fizik gati më të mirë se imi, ka shpejtësi dhe teknikë. Duhet të përqendrohet te futbolli, sikurse po bën tani. Po luan me Milani dhe këtu nuk është se kanë shumë durim”, përfundoi Ibrahimovic deklaratën e tij, në Sky Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!