Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdoi retorikën e tij duke sulmuar Bashkimin Europian. Ai tha se nëse Bashkimi Evropian nuk sillet drejt “kjo do të sjellë fundin e bllokut”.
Athina akuzon se anija kërkimore “Oruts Reyes” vazhdon të lundrojë brenda shelfit kontinental grek, ndërsa Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron të drejtat dhe territoret e vendeve të tjera, por do të vazhdojë kërkimet në Mesdhe dhe Detin e Zi dhe do të mbrojë “të drejtat e turqve dhe turqve qipriotë”.
Gjermania dhe Franca i lanë një javë afat Ankarasë që të tërhiqet dhe të nisë dialogun me Greqinë për konfliktin detar, por deri tani Turqia nuk ka bërë asnjë hap pas.
Gjithashtu Turqia injoroi edhe thirrjen e SHBA-së dhe NATO-s që të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes S-400 pas provës që bëri Ankaraja duke sfiduar hapur Perëndimin./ db/Abcnews.al