Kuvendi tërhiqet nga shpallja e vakancave në KLGJ e KLP

schedule13:33 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:33 - 16 Tetor, 2020

Kuvendi tërhiqet nga vendimi “Për shpalljen e vendeve vakante nga kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Ky vendim vjen nga Kuvendi pas përplasjeve me dy institucionet.

Kuvendi kishte shpallur nga dy vende të lira në secilin nga institucionet. Mirëpo,  llogaritja kohore e Kuvendit për përfundimin e mandatit të anëtarëve aktualë nuk ishte e njëjtë me atë të KLP.

Kuvendi konsideronte fundin e mandatit 3-vjeçar të katër anëtarëve aktualë shkurtin e vitit 2021. Ndërsa KLP vendosi llogaritjen e mandatit të anëtarëve duke vlerësuar se, referuar ditës së nisjes së funksionit të Këshillit në dhjetor 2018, mandati 3-vjeçar i pesë prej anëtarëve përfundon në dhjetor 2021.