A janë Kina dhe Hong Kongu një vend, një histori?

schedule12:00 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:00 - 16 Tetor, 2020

History Today

Libri “Krijimi i Kinës” dhe i secilit prej kapitujve të saj që adresojnë sovranitetin, racën e Han, historinë kineze, gjuhën, territorin kombëtar dhe pretendimet detare, i kanë bërë jehonë librit  “Krijimi i Traditës”.

Koleksioni, i redaktuar nga Eric Hobsbawm dhe Terence Ranger, u botua në 1983 dhe mbetet ende i rëndësishëm sot.

Por  gazetari Bill Hayton i referohet  duke thënë: ‘Krijimi’ është bashkëveprimi midis kujtesës, rrëfimit, interpretimit dhe imagjinatës: zbatimi i kësaj qasjeje në historinë e Kinës sot është i përshtatshëm por problematik.

Partia Komuniste Kineze (CCP), në pushtetin e Xi Jinping, është përpjekur të kontrollojë rrëfimet, jo vetëm të historisë së saj – por ka ndryshuar në mënyrë dramatike me kalimin e viteve  edhe historinë e përgjithshme të Kinës.

Interpretimet alternative nuk tolerohen dhe shihen si përpjekje të qëllimshme për të minuar autoritetin integritetin dhe stabilitetin e Kinës.

Krijimi i Kinës është njëkohësisht një polemikë kundër Xi Jinping dhe një përpjekje për të anashkaluar rrëfimin e Xi-t rreth historisë së  Kinës, edhe pse në realitet ai është një version konvencional që i paraprin periudhës të Xi.

Hayton mbështet në mënyrë selektive burimet  shkencore, të gjitha në anglisht, përkundër përdorimit të termave kinezë në romantizimin pinyin. Thelbi i librit është që në të vërtetë nuk ekziston diçka si Kina: por  është thjesht një konstrukt i fundit të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20, transmeton abcnews.al

Merrni parasysh katër shekujt e fundit, duke filluar me dinastinë Qing të imponuar nga pushtimi i Manchus në 1644. Edhe pse studiuesit kanë bërë një punë të shkëlqyer në zbulimin dhe interpretimin e dokumenteve të gjykatës në gjuhën Manchu, ajo kurrë nuk ishte gjuha zyrtare e Kinës.

Zyrtarët Han dhe Manchu kanë komunikuar kryesisht në gjuhën kineze letrare, wenyan. Kina në të vërtetë ekzistonte: për shekuj, miliona njerëz që jetonin dhe punonin në të njëjtën zonë gjeografike flisnin një gjuhë kineze dhe lexonin vepra letrare.

Kultura kineze dominoi rajonin.  Për më  tepër, kinezishtja letrare tashmë ishte përhapur përtej asaj që tani është territori kinez dhe formoi bazën e gjuhëve të hershme të shkruara të Vietnamit, Koreve dhe Japonisë. Perandorët kinezë, madje edhe ata me origjinë ‘barbare’, përvetësuan traditën historike perandorake për të legjitimuar autoritetin e tyre.

Krijimi i Kinës është interesant dhe provokues, por në fund  zhgënjyes. Kushdo që ka njohuri rreth vendit dhe historisë së tij duhet të marrë parasysh gjërat e përgjithshme dhe të thjeshta.

Ekzistenca e ‘një Kine’ është duke u kontestuar nga Hong Kong.

‘Një vend dy sisteme’ ishte kompromisi i sofistikuar, i arritur përpara nënshkrimit në 19 Dhjetor 1984 të Deklaratës së Përbashkët Sino-Britanike për konvertimin e Hong Kongut në sovranitetin kinez.

Kompromisi, i nënshkruar nga një nga kryeministrat më liberalë të Kinës, Zhao Ziyang dhe një nga më pak liberalet e Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher, kishte për qëllim të mbronte strukturën ekonomike dhe shoqërore të Hong Kongut nga ndryshimet e padëshiruara deri në vitin 2047.

Gjatë  qeverisjes së Jiang Zemin dhe  Hu Jintao, administratat funksionuan në mënyrë adekuate, por u vunë nën presion nga Xi Jinping në 2012, mendimet e të cilit nuk ishin as të sofistikuara dhe as liberale. Në gjysmën e dytë të vitit 2019 mijëra demonstruan kundër ndërhyrjes së Pekinit dhe kompromisit.

Më 30 qershor 2020 Pekini vendosi një Ligj të Sigurisë Kombëtare në Hong Kong.

Në mënyrë thelbësore, Kong paraqet: pabarazinë arsimore, strehimin joadekuat dhe ndarjet e thella shoqërore që mund të mos jenë të dukshme për një vizitor të rastësishëm.

Protestat masive jo të dhunshme reflektonin një humbje të besimit te Legro, parlamentit lokal dhe policisë. Rritja e mbështetjes për kandidatët pro-demokracisë në nëntor 2019 demonstroi zemërimin e popullit ndaj presionit të Pekinit.

Demonstratat çuan në rrethimin e Universitetit Politeknik në pjesën lindore të Kowloon që u mbulua gjerësisht nga mediat perëndimore. Ajo çfarë është më interesante janë fraksionet pro-Pekinit në zona të tilla si North Point dhe Yuen Long që kanë lidhje të ngushta me territorin (dhe disa me krimin e organizuar).

Drejtuesit e shoqatave bashkëpunuan me policinë për të shmangur problemet në këto lagje.

Siç thotë Kong, Partia Komuniste Kineze ‘preferoi t’u linte gjërat e ashpra përfaqësuesve të saj, policisë së Hong Kongut dhe triadave dhe banditëve.

“Çlironi Hong Kongun” do t’i rezistojë kohës dhe duhet lexuar gjerësisht, veçanërisht në Hong Kong. Ndërkohë autoritetet po heqin nga bibliotekat shkollore dhe publike,  libra të simpatizantëve  të lëvizjes demokratike. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!