Agnelli: Të gjithë presin dështimin e Pirlos, vendimi kundër Napolit nuk më shqetëson

schedule19:56 - 15 Tetor, 2020

schedule 19:56 - 15 Tetor, 2020

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka folur në një konferencë për shtyp për disa tema rreth bardhezinjve. Agnelli foli për Pirlon, vendimin kundër Napolit dhe për protokollin anti-COVID, që sipas tij, nëse zbatohet me përpikmëri, kampionati do të përfundojë pa probleme.

“Kam ndjesinë, se nga këto javët e para se bota që na rrethon mezi pret momentin të na gjykojnë për ndonjë humbje. Pirlo, në debutimin e tij absolut në një pankinë, i është dashur të bëjë pa një fazë përgatitore përpara kampionatit.

Duhet ta shoqërojmë në këtë fillim rrugëtimi i cili nuk do të jetë pa pengesa dhe jam i sigurt se kur të hasim një të tillë, bota do të kërkojë ta godasë Juventusin për zgjedhjet e bëra. Unë ndërkohë besoj se i yni është i pari stafi teknik modern që shoh, ku secili ka një detyrë dhe lëviz me vetëdije të rolit që mban.

Vendimi kundër Napolit? Është një histori midis Napolit, drejtësisë Sportive dhe organizatorëve të kampionatit. Ne jemi jashtë kësaj historie dhe nuk na shqetëson.

Protokolli që Federata na ka dhënë, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Sportit dhe miratimin e Komitetit Teknik Shkencor, nëse zbatohet në mënyrë korrekte, është i mjaftueshëm për të na lejuar ta përfundojmë sezonin pa probleme”, përfundoi presidenti i Juventusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!