Deputeti i PS-së Eljo Hysko këtë të enjte ishte i pranishëm në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Ndërsa po diskutonin në lidhje me rolin e të rinjve që kanë në politikë apo dëshirën e tyre për të qenë pjesë e saj, Ermali i bën pyetje ngacmuese duke e pyetur për palët kundërshtare.
Ndër to Ermali e pyet nëse do t’i përgjigjej një mesazhi të dërguar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ai me shumë qetësi tha se politikisht rrugët janë të ndara, njerëzisht mesazhet janë të pranueshme.

“Përtej rezervave dhe ndasive që kemi politike, unë mendoj që nuk jemi as hasëm dhe as në ndonjë konflikt kaq të madh sa të mos i përgjigjem. Nëse do të ishte një mesazh njerëzor patjetër që po, ndërsa politik mendoj që janë të ndara rrugët”.
Ndërsa per Sali Berishën, Eljo ka këtë mesazh:
“Duhet ta mbyllësh dhe të shpresosh që do harrohesh!
Intervistën e plotë e gjeni në Youtube.

