Cristiano Ronaldo u kthye një ditë më parë në Torino, edhe pse ishte i infektuar me COVID-19. Sulmuesi doli pozitiv pas tamponit të kryer në grumbullimin me kombëtaren e Portugalisë.
Tashmë ai është në luftë me kohën për të qenë gati për sfidën kundër Barcelonës në Champions League. Protokolli i UEFA-s e përcakton qartazi që një lojtar të luajë duhet të dalë 7 ditë para ndeshjes negativ.
Polemika ndërkohë ka hapur edhe rikthimi në Itali, ndërsa edhe kur ishte larguar e kishte bërë duke e thyer protokollin.
Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, në programin “Il Mix delle Cinque”, në Rai Uno, ka folur për atë që ka ndodhur. “Mendoj se e ka thyer protokollin, nëse nuk ka pasur ndonjë autorizim specifik nga autoritetet shëndetësore”, ka thënë Spadafora. /abcnews.al