Kryeministri Edi Rama mori vëmendjen me maskën e tij me trëndafil, ndërsa u kërkonte qytetarëve shqiptarë të sensibilizoheshin dhe ta vendosnin.
Por me një maskë me të njëjtin dizajn është parë sot në Kuvend edhe deputetja e Tepelenës Ediola Braha.
Braha, e cila u caktua edhe relatore te ndryshimeve kushtetuese kishte vendosur sot një maskë me trëndafil të kuq, pothuajse identike me atë që ka përdorur së fundmi kreu i qeverisë. /abcnews.al