Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka mohuar akuzat se ushtarët sirianë që kanë mbështetjen e Turqisë u dërguan në rajonin e Nago-Karabakh-ut, me qëllim që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit kundër armenëve.
“Disa na thonë se ne kemi dërguar luftëtarë sirianë atje. Ne nuk kemi një agjendë të tillë. Ata i kanë duart e tyre plot në vendin e tyre dhe nuk do të shkojnë në Nago-Karabakh”, tha Erdogan.
Edhe pse i hodhi poshtë pretendimet e perëndimorëve për dërgimin e ushtarëve, Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm që të krijojë çdo lloj mbështetje për Azerbajxhanin.
/abcnews.al/