Dy klube të Premier i vihen pas, Juventusi vendos çmimin për Dybala

schedule21:55 - 14 Tetor, 2020

schedule 21:55 - 14 Tetor, 2020

Paulo Dybala nuk ka zbritur akoma në fushë këtë sezon, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në sfidën e kthimit ndaj Lyon në Champions League. Fantazisti argjentinas po negocion prej kohësh me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës, por akordi nuk po arrihet.

Diferenca mes asaj që ofrojnë kampionët e Italisë dhe kërkesave të lojtarit është akoma e madhe. Manchester United dhe Tottenham janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit dhe po ndjekin me interes situatën e tij. Daily Mail raporton se Juventusi po mendon shitjen e Dybala.

Trajneri Pirlo nuk e cilëson të pashitshëm dhe “Zonja e Vjetër” kërkon 72 milion paund për ta lënë të lirë. Dy klubet e Premier League janë gati të veprojnë, por largimi i lojtarit ofensiv nga Torino pritet të ndodhë në fund të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!