Shqipëria luajti një ndeshje të mirë ndaj Lituanisë në transfertë, krijoi shumë raste, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë. Marash Kumbulla foli pas ndeshjes për Supersport, duke u ndalur të barazimi, loja e tij, ndërrimi (i la vendin Mihajt në minutën e 57-të) dhe duke e mbyllur me një koment për Romën ku luan.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Besoj se bëri mirë, nuk isha shumë në formë sot.
Jam shumë i kënaqur që luajta këto dy ndeshje si titullar, besoj se do të luaj sërish në të ardhmen. Lazio apo Roma? Është e vështirë ta them kush është më e fortë, por them Roma“, deklaron Kumbulla. /abcnews.al

