Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha një ditë më parë ka bërë thirrje mjekëve që të bëhen pjesë e situatës dhe të japin të dhënat e sakta në lidhje me gjendjen që ndodhen spitalet dhe rritja e infeksionit në vendin tonë.
Në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, kryedemokrati i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Abc News, Juxhin Mustafaraj në lidhje me qëndrimin e mjekëve ndaj të vërtetës për të dhënat e Covid në vendin tonë.
Basha është shprehur se mjekët kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë mirënjohje për punën e tyre, por janë një pjesë që janë bërë palë e pushtetit ndaj është e rëndësishme që ato të pendohen dhe të japin të dhënat e sakta mbi situatën e infeksionit.
“Të dhënat që unë kam ndarë me ju vijnë nga mjekët, të vërtetën po e fsheh Edi Rama dhe një pjesë e ngushtë rreth tij. Thirrja ime nuk u drejtohet mjekëve të Covid 1 apo të Covid 2 pasi ne të dhënat aty i marrim, dhe ju mund ti merrni shumë thjesht madje ne i marrim dhe nga institutet përkatëse. Por thirrja është për një grup të ngushtë mjekësh që e kanë tradhtuar betimin e tyre dhe janë bërë palë me pushtetin dhe atyre u bëj thirrje që nuk është vonë për tu penduar që të tregojnë gjendjen e infeksionit në të cilën jemi sot.
Dhe pse një gjë e tillë do të çojë në zbulimin e kryetarit të përkohshëm të tyre. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në mbrojtjeve të tyre, Por dje Juxhin ke pasur numrin më të lartë të infektimeve dhe situata është vërtet dramatike dhe ajo që e bën më dramatike është se është lënë në gjendje të lirë pandemia, vjedhja dhe batërdisja dhe gjuha e çakërdisur e një njeriu që ka në dorë fatet e qytetarëve”, është shprehur Basha./abcnews.al