Lëkura: Trendi që kanë përqafuar VIP-at këtë vjeshtë

schedule13:26 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:26 - 14 Tetor, 2020

Sapo hyni në një dyqan rrobash, do të vini re që protagonistja kryesore është: lëkura. Një trend që nuk na ka braktisur kurrë, madje as këtë vjeshtë. Këtë vit ka pushtuar veshjet duke filluar nga pantallonat, fundet, bluzat, fustanet dhe deri tek xhaketat. Nuk ka veshje që nuk i nënshtrohet hijeshisë së lëkurës. E zezë, mundësisht.

Palltot apo xhaketat prej lëkure kanë dominuar prej kohësh dhe kanë qenë gjithmonë një ndër zgjedhjet kryesore të vajzave. Përveçse janë shumë “IN”, ata mund të kombinohen lehtësisht me veshje të ndryshme. Por, këtë vjeshtë ata që po dominojnë janë pantallonat prej lëkure. Sigurisht, ky trend është përqafuar menjëherë nga VIP-at, mes tyre dhe ata shqiptarë.

Përsa i përket këtyre të fundit, duke filluar nga Lori Hoxha, Elita Rudi, Beatrix Ramosaj, Rita Ora, Liberta Spahiu, Megi Pojani, Flaka Krelani, Anxhelina Hadërgjonaj por dhe shumë të tjerë kanë sjellë disa kombinime unike që janë frymëzim për të gjitha vajzat. Më poshtë, është një përzgjedhje e kombinimeve që nuk duhen humbur!

Anxhelina Hadërgjonaj

Rita Ora 

Beatrix Ramosaj

Liberta Spahiu

Elita Rudi

Flaka Krelani

Lori Hoxha

Megi Pojani 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!