Mali i Tomorit është zbardhur nga dëbora e parë në stinë e vjeshtës. Reshjet e borës të cilat kanë nisur prej ditës së djeshme kanë zbardhur të gjithë majën e Malit të Tomorit. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket se bora nuk ka mbërritur në afërsi të fshatrave.
Kjo situatë atmosferike në zonat malore ka ulur ndjeshëm temperaturat edhe në zonat e ulëta./mv. abcnews.al