Sytë te Juventus-Napoli, Ministri Spadafora: Pres një vendim të zgjuar

schedule11:08 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:08 - 14 Tetor, 2020

Vendoset sot për Juventus-Napoli dhe e gjithë Italia po pret me kuriozitet nëse ajo përballje do të shtyhet apo bardhezinjtë do të marrin tre pikët në tavolinë. Skuadra e Gattuso nuk udhëtoi në Torino për shkak se autoritetet shëndetësore në Napoli urdhëruan izolimin e skuadrës.

Ndeshja nuk u luajt, ndërkohë që Juventusi po priste në fushë. Një reagim e ka dhënë së fundmi edhe Ministri i Sportit, Vincenco Spadafora. “Unë pres një vendim të zgjuar. A do të ndikojë ky vendim te rregullat? Nuk ka dyshime dhe unë në fakt po pres gjithashtu”, thotë Spadafora, sipas “Corriere dello Sport”.

Vendimi i sotëm është i rëndësishëm për të ardhmen, pasi krijon precedentë. Shtyrja e ndeshjes u jep të drejtë klubeve të veprojnë njëlloj si Napoli dhe në Serie A do të krijohej një lëmsh i madh dhe me siguri fatet e sezonit do të komplikoheshin. /abcnews.al