Tashmë jemi në javën e dytë të tetorit rozë. Në kuandër të këtij muaji ‘ABC e Pasdites’ me miqtë e ditës së sotme shtroi bisedën pikërisht për ata që janë prekur nga kanceri e sëmundje të ngjashme.
Psikologia Marsela Lekli dhe Ambra Meda ndanë në studio përvojat jetësore rreth tematikës.
Si e jetoi Ambra përballjen me lajmin e prekjes nga tumori? E mendoi vdekjen? Si ndikoi tek ajo rënia e flokëve?
“Për herë të parë unë nuk e shikoja dot Ambrën pa flokë, nuk ndihesha njeri normal. Por unë fillova të mësohesha dhe nuk e mbaj më mend veten aq rëndë psikologjikisht”- rrëfeu ajo në studion e ‘ABC e Pasdites’ .
Duke vijuar bisedën ajo tregoi se lexonte shumë gjatë terapive kuruese e se ende se beson ku e gjente forcën për t’ja dal në moshë aq të vogël.
Për më shumë ndiqni intervistën në Youtube.

