Ditën e nesërme pritet të zhvillohet përballja mes Portugalisë dhe Suedisë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kjo sfidë do të vendosë përballë dy juventinët, Cristiano Ronaldon dhe Dejan Kulusevskin. Ky i fundi i druhet shokut të tij të skuadrës dhe e ka pranuar se atë askush nuk mund ta ndalë, por disi mund të frenohet.
“Asnjë nuk mund ta ndalë Ronaldon. Nëse ai është në një ditë të mirë, atëherë është ai që vendos. Ne nuk arritëm ta ndalnim atë në ndeshjen e fundit, por kemi një shans tjetër nesër”, deklaron suedezi për “Aftonbladet’.
“Nuk e di se si mund ta ndalosh atë. Duhet të jesh agresiv në mënyrë që Cristiano të bëhet nervoz. Unë e di se si është të luash kundër mbrojtësëve agresivë, pasi në fund ti del nga vetja”, mbyll Kulusevski. Kujtojmë që përballja e parë mes tyre përfundoi me fitoren 0-2 të portugezëve në Suedi, ndërsa ditën e nesërme ndeshja do të zhvillohet në Portugali. /abcnews.al