Një pemë e madhe është rrëzuar në hyrje të spitalit të Pediatrisë në Tiranë. Pema ka rënë në trotuar duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në zonë.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur për fat të mirë nuk ka pasur lëvizje. Shkak për këtë dyshohet të jenë bërë erërat e forta dhe moti i keq që ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.
Moti i keq ka shkaktuar dëme në disa qytete në vend, si përmbytje të rrugëve dhe rrëshqitje të gurëve./mv. abcnews.al