Rama ironizon opozitën: Sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit

schedule07:59 - 13 Tetor, 2020

schedule 07:59 - 13 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka reaguar ndaj akuzave të opozitës në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa shifra krahasuese nga numri i vrasjeve në vitin 2012 dhe 2019.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126 ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve ishte 58.

Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma)”, shkruan Rama. e.su/abcnews.al