Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po ku më do mua ai more djalë! Paro tregon për bashkëpunimin me Noizy dhe Bujar Qamilin

schedule21:24 - 12 Tetor, 2020

schedule 21:24 - 12 Tetor, 2020

Nuk mungojnë asnjëhere sfidat dhe lojrat mes të ftuarve të Ermal Peçi në ‘Abc e pasdites’. Një nga të ftuarit e tij në program ishte edhe këngëtarja Paro. Teksa tregonte dëshirën e saj të madhe për të ruajtur vlerat e folkut u ftua në pyetësorin ‘DUA/S’DUA’.

‘A do dëshiroje një bashkëpunim me Bujar Qamilin?’ – e pyeti Ermali ndërsa Paro tha:

‘Jo unë nuk dua. Bashkëpunimet nuk bëhen për të fituar para. Nuk ma merr mendja se do shkoja me Bujar Qamilin, se besoj’ – vijoi ajo

Po me Noizy? Të qeshurat shpërthejnë:

‘Po dua unë, po sdo Noizy. Po ku më do Noizy mua more djalë’ – qeshi Paro.

Ndiqni intervistën për më shumë momente pikante.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!