Katër anëtarë të Gardës Zvicerane të Vatikanit, trupa elitë që mbron papën, kanë rezultuar pozitive për COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vatikani këtë hënë.
Sipas një deklarate, rezultatet u konfirmuan gjatë fundjavës dhe iu shtuan tre banorëve të tjerë të qytetit të vogël të Vatikanit të cilët kanë dalë pozitivë në javët e fundit.
Ata besohet të jenë të parët në korpus që kanë rezultate pozitivë.
Pothuajse të gjithë rojet janë burra beqarë të cilët jetojnë në një kazermë brenda portave të Vatikanit.
Komandantët dhe anëtarët e martuar jetojnë në apartamente të ndara.
Të gjithë anëtarët kanë kombësi zvicerane.
Vatikani tha se të gjithë ata që kishin rezultuar pozitivë kishin simptoma të lehta ndërsa njoftohet se ata janë izoluar dhe gjurmimi i atyre me të cilët kishin qenë në kontakt të drejtpërdrejtë ishte duke u hetuar.
Vatikani javën e kaluar vendosi masa parandaluese duke përcaktuar që të gjithë duhej të mbanin maska, madje edhe jashtë, dhe të praktikonin distancimin shoqëror.
Por disa kanë vërejtur se Papa Françesku nuk mban një maskë në audiencën e tij të përgjithshme dhe nganjëherë bie në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët, të cilët kanë mbajtur maska.
Ndonjëherë, vizitorët ulin maskat e tyre në mënyrë që papa t’i dëgjojë ata dhe burrat e sigurisë së Vatikanit nuk kanë ndërhyrë për t’i kërkuar që të mbulojnë gojën dhe hundën.
Edhe disa nga ndihmësit e tij më të afërt nuk kanë mbajtur maska në audiencë.
Papës i ishte hequr një pjesë e një mushkërie pas një sëmundjeje të kaluar në rininë e tij gjatë kohës kur ishte në Argjentinë.
Disa zyrtarë të Vatikanit kanë spekuluar se vështirësia në frymëmarrje mund të jetë një arsye që ai nuk mban maskë në hapësira të mëdha.
Italia të Premten kryesoi 5,000 raste të reja me COVID-19 në një ditë të vetme që nga muaji mars.
N.D./abcnews.al