Nuk udhëton me kombëtaren, sërish probleme për yllin e Juventusit

schedule11:39 - 12 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 12 Tetor, 2020

Juventusi duhet të presë për rikthimin në fushë të Paulo Dybala. Fantazisti argjentinas nuk ka luajtur asnjë minutë në sezonin e ri, teksa u grumbullua për dy sfidat e kombëtares ndaj Ekuadorit (u fitua 1-0 falë rrjetës së Messit) dhe asaj me Bolivinë jashtë fushe (13 tetor, ora 22:00).

26-vjeçari ka ndjerë sërish probleme fizike, kësaj radhe në bark, dhe i ka humbur dy takimet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Gjendja e lojtarit ofensiv sqarohet nëpërmjet një postimi në Twitter të kombëtares latine.

Dybala nuk është në gjendje të përshtatshme fizike për të zbritur në fushë“, lexohet në komunikatë dhe lojtari pritet të rikthehet në Torino për të vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës së ardhshme në Serie A ndaj Crotones. Debutimi i tij sezonal është shtyrë.

Dybala akoma nuk është rikuperuar plotësisht prej dëmtimit të pësuar në kofshën e majtë në sfidën e 7 gushtit në Champions League ndaj Lyon, kundërshtar që ia doli të eliminojë kampionët e Italisë. Pirlo e grumbulloi për sfidën në kampionat kundër Romës (2-2), por Dybala qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në pankinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!