Del libri i ri me skandalin, kryeministri Johnson tradhtoi gruan në samitin e Davosit

schedule23:43 - 11 Tetor, 2020

schedule 23:43 - 11 Tetor, 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është vendosur sërish në qendër të një skandali, pasi pretendohet se gjatë kohës që ishte në krye të bashkisë së Londrës ka kaluar natën me një grua tjetër në Samitin e Davosit, ndërsa ishte i martuar. Bëhet fjalë për 7 vite më parë. Detajet nga jeta private e Johnson janë publikuar në librin e Tom Bower “The Gambler”.

Në libër, ai shkruan se atë natë Boris u largua nga darka me George Osborne pa e paguar pjesën e tij të faturës. Kur u kthye më vonë Osborne i tha “Pa shiko. Lideri i qeverisjes lokale të Anglisë mbërriti”.

Boris e pyeti “Dëshiron një pije?” Dhe kur Osborne tha “po”, ai e ktheu prapa“Atëherë merre një”.

Lë libër pretendohet se Boris Johnson edhe pse ishte i martuar dhe kishte një lidhje me amerikanen Jennifer Arcuri e kaloi natën në Alpe në Forumin Ekonomik Botëror me një tjetër femër.

Jeta personale e Johnson ka qenë mjaft e larmishme. Ai u martua me gruan e parë Allegra Mostyn-Owen, të cilën e takoi në Universitetin e Oksfordit, në 1987 kur të dy ishin 23 vjeç. Por ata u ndanë pasi Boris kishte një lidhje tjetër me Marina Wheeler.

Ai u martua me Marinën në 1993, por pati një lidhje me Petronella Wyatt, më pas me gazetaren Anna Fazackerley, por edhe analisten e artit Helen Macintyre.

Boris dhe Marina u ndanë në 2018 dhe ai tani është i fejuar me Carrie Symonds me të cilën ka edhe një djalë që lindi në prill të këtij viti./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!