Janë mbyllur dhe sfidat e orës 20:45 në UEFA Nations League, të vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve. Kosova priti skuadrën e Slovenisë dhe pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut, pritej reagimi i dardanëve.
https://streamable.com/t270uq
Por ky reagim nuk erdhi, madje Kosova humbi sërish, me sllovenët që triumfuan me rezultatin 0-1. Sfida tjetër në Ligën C, ajo mes Greqisë dhe Moldavisë, u mbyll me shifrat 2-0.
Sfida më e ndjekur e mbrëmjes ishte ajo mes Francës dhe Portugalisë. Shumë yje në fushë, përfshirë dhe Mbappe e Cristiano Ronaldo, por golat munguan, me sfidën që u mbyll e barabartë 0-0.
Danimarka mposhti pastër në transfertë 0-3 Islandën, ndërsa Italia nuk mori dot më shumë se një barazim 0-0 në Poloni. Më poshtë, janë të gjitha rezultatet e UEFA Nations League për ditën e sotme./abcnews.al