Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Sot në seancë ai është shprehur nuk ka dijeni për ngjarjen. Pepaj akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Kjo akuzë është mohuar nga ana e tij dhe avokatit, i cili ka kërkuar arrest shtëpie për klientin e tij. Rrok Pepaj ka thënë se nuk ka dijeni për parcelat me kanabis duke u shprehur se merrej me mbledhjen e boronicave.
Arrestimi i tij u bë për 29 rrënje kanabis, të cilat u gjetën në parcelën pranë vendit ku u zbuluan edhe trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjenden të vdekur në zonën e Rrencit në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, i cili është shpallur tashmë në kërkim nga policia.Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shkak të vjedhjes së një sasie lënde narkotike.
Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesën e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme./mv. abcnews.al