“Mallkimi” i Pompeit antik, hajdutët rikthejnë objektet: Sjellin fat të keq

schedule10:31 - 11 Tetor, 2020

schedule 10:31 - 11 Tetor, 2020

Një pako me disa sende arkeologjike janë rikthyer 15 vite më vonë pasi u vodhën, me argumentin se “sjellin fat të keq”. Pakoja u dorëzua së bashku me dy letra të shkruara në anglisht në një agjensi udhëtimesh në Pompei, që përmbanin rrëfimin e dikujt përtej oqeanit, ku thuhej se ata ishin vjedhur gjatë një vizite në parkun arkeologjik.

Sipas Napoli Today, pakoja përmbante pesë objekte arkeologjike si dy pllaka mozaiku, një copë qeramike dhe dy copë amfora, të vjedhura në vitin 2005. Në letër, shpjegohet se vendimi për të rikthyer sendet e vjedhura erdhi pasi “ata sjellin fat të keq”.

Kam marrë disa pjesë kur vizitova Pompein në 2005. Unë isha i ri dhe budalla. Doja të kisha një pjesë të historisë që askush nuk mund ta kishte. Nuk kam menduar ose kuptuar se çfarë po merrja. Kam marrë një pjesë të historisë që është kristalizuar me kalimin e kohës dhe që ka shumë energji negative në të.

Njerëzit kanë vdekur në një mënyrë kaq të tmerrshme dhe që nga ajo kohë fati i keq më ka ndjekur mua dhe familjen time. Tani jam 36-vjeç dhe kam patur kancer të gjirit dy herë. Unë dhe familja ime gjithashtu kemi patur probleme financiare.

Ne jemi njerëz të mirë dhe nuk dua t’ua kaloj këtë mallkim familjes ose fëmijëve të mi. Të më falni për gjestin e bërë vite më parë, unë e mora mësimin tim. Thjesht dua të heq mallkimin që ka rënë mbi mua dhe familjen time. Më vjen shumë keq, një ditë do të kthehem në vendin tuaj të bukur për të kërkuar falje personalisht “, thuhet në letër. xh.d/abcnews.al