Fifi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e fundit. Këngëtarja shqiptare nga Kosova është vënë në fokus të mediave pas ndryshimit drastik që pësoi me rënien në peshë. Madje, shumë fansa e kanë krahasuar autoren e hitit “Pa Gajle” me moderatoren e njohur Marina Vjollca.
Ndërkohë, së fundmi ka tërhequr sërish vëmendjen me fotot që ka publikuar në rrjete sociale. Fifi është e përqendruar tek e kuqja, ndërsa jep mesazhin “Lëreni të kuqen të flasë për ju”. Kujtojmë që Fifi publikoi së fundmi projektin “Përjetësi” që e bëri bashkë me Ermal Fejzullahun.

Ndërkohë, përsa i përket mesazheve negative me të cilat është përballur kohët e fundit, këngëtarja vendosi t’ju përgjigje një herë e mirë ku shkruante: “Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi” xh.d/abcnews.al


