Humbja me Lituaninë e ka ulur Shqipërinë me këmbë në tokë, madje ka sjellë edhe një revolucion të vogël në kampin kuqezi. Lojtarë të lënë jashtë dhe të rinj që duhet të tregojnë veten.
Sot luhet kundër Kazakistanit, prej orës 15:00, dhe trajneri Edy Reja pret edhe një dhuratë për ditëlindjen, edhe pse një ditë më pas. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi edhe mundësitë për të zgjedhur nuk i ka të shumta.
Disa lojtarë nuk janë bashkuar dot me ekipin, të tjerë nuk kanë shumë minuta. Italiani ka detyrën e vështirë për të zgjedhur ata që janë më në formë. Në mbrojtje priten një treshe nga Italia, Dermaku, Kumbulla e Gjimshiti, kurse në portë kapiteni Berisha.
Albi Doka do ketë mundësinë të debutojë, kurse në të majtë ka dilema mes Trashit e Lenjanit. Në mesfushë Abrashi dhe Bare duken të padiskutueshëm, ndërkohë që mund të ketë një vend edhe për Çekiçin.
Edhe Kallaku e Laçi janë provuar dhe duhet pritur formacioni zyrtar nga Reja. Për sulmin Manaj pritet që sërish të jetë zgjedhje e parë, së bashku me Armando Brojën. Vrioni është bashkuar vonë me ekipin dhe duket e vështirë ta nisë nga fillimi. / abcnews.al
SHQIPËRIA, formacioni i mundshëm (3-5-2): Berisha – Gjimshiti, Dermaku, Kumbulla – Doka, Bare, Abrashi, Çekiçi, Lenjani, – Manaj, Broja