Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Juventus sërish favorit për titullin, Inter e Atalanta rivalët kryesorë”

schedule21:59 - 10 Tetor, 2020

schedule 21:59 - 10 Tetor, 2020

Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio, ka folur rreth garës për titullin kampion të këtij sezoni. Italiani thekson se do të jetë një duel mes Interit dhe Juventusit, por deklaron se është ende shumë shpejt për një analizë më të thellë.

“Duke marë parasysh se bardhezinjtë marrin pjesë në tre kompeticone, të fitosh vetëm kampionatin nuk mjafton kurrë. Ata kanë një ekip të plotë, çka do t’i ndihmojë shumë. Pirlo ka shumë zgjedhje, lojtar me nivel, për të cilët do të ketë vend për të gjithë me kalimin e kohës,” deklaron italiani për “Gazzetta dello Sport”.

 



“Juventus vazhdon të mbetet favorit për titullin kampion, por këtë vit kampionati do të jetë më i fortë. Atalanta dhe Inter do të jenë rivalët e “Zonjës së Vjetër”, pasi bergamaskët luajnë një futboll të bukur ndërsa zikaltrit kanë ndërtuar një ekip të kompletuar. Gjithashtu edhe nga Napoli pres shumë,” mbyll Di Livio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!