Njolla nga salcat e ndryshme është një nga më të zakonshmet, por edhe më të vështirat për tu larguar.
Çelësi për ta hequr atë, është të merresh me të menjëherë pasi sa më gjatë që qëndron në veshje aq më e vështirë është ta largosh. Hapat që duhet të ndiqni janë të thjeshtë.
Së pari hiqni pjesën më të madhe të salcës me thikë nga ana jo prerëse. Nëse nuk keni thikë, përpiquni të hiqni salcën sa më butë që të jetë e mundur në mënyrë që njolla të mos përhapet. Pastaj vendosni rrobën nën një çezmë me ujë të rrjedhshëm përmbys për të shpëlarë salcën.
Nëse njolla vazhdon, zhyteni rrobën brenda natës në 5 litra ujë në të cilin keni tretur një shirit matës detergjenti të zgjedhur nga ju, në një temperaturë sipas etiketës së veshjes. Gjithmonë kontrolloni që veshja është zbardhur duke bërë një provë në një pjesë të brendshme të saj. Lani rrobat si zakonisht në lavatriçe. Nëse njolla vazhdon, mund t’ju duhet të përsërisni edhe një herë procesin e njomjes. l.k/abcnews.al