Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kryetari i Istogut në radhët e LDK-së është arrestuar bashkë me disa zyrtarë të tjerë, mes tyre edhe nënkryetari i Komunës.
Burime për Kallxo.com bëjnë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuza për shpërdorim të detyrës, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.
Histogu mban edhe detyrën e nënkryetarit të LDK-së./mv. abcnews.al