VIDEO/ Katër shqiptarë në formacionin e Zvicrës U21, Zeqiri gjen golin e radhës

schedule21:19 - 9 Tetor, 2020

schedule 21:19 - 9 Tetor, 2020

Shumë u përfol për një kalim të Andi Zeqirit te Kosova, por sulmuesi i Brighton në Premier League, i cili ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës, ka zgjedhur të vijojë aventurën me helvetët.

 

4 futbollistë shqiptarë në formacion…

21-vjeçari (9 gola në po kaq ndeshje me Shpresat e Zvicrës) e nisi si titullar takimin jashtë fushe të Zvicrës U21 ndaj moshatarëve nga Gjeorgjia për eliminatoret e Euro 2021. Takimi u mbyll 0-3 për miqtë dhe një nga golat e realizoi sulmuesi dardan. Zeqiri shfrytëzoi një penallti në minutën e 69-të, duke dyfishuar rezultatin.

 

Rrjeta e tetë në këto eliminatore për lojtarin dardan, teksa si titullarë për Zvicrën u aktivizuan edhe Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Kastriot Imeri. Suksesi i sotëm i ngjit helvetët në vend të parë me 21 pikë, tre më shumë se Franca ndjekëse. /abcnews.al