Tërheqja e ambasadës amerikane nga konkursi për kryeprorokurorë, Hoti: Jam i shqetësuar

schedule19:02 - 9 Tetor, 2020

schedule 19:02 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar vendimit të ambasadës amerikane në Prishtinë për t’u tërhequr nga monitorimi i konkursit për përzgjedhjen e kryeprokurororëve në Kosovë. Hoti thotë se është i shqetësuar me këtë vendim dhe se kjo duhet të merret seriozisht.

“Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht.

Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës.

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”, shprehet Hoti./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!