Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama sulmon Metën për dekoratat: I mori varrezat me radhë, imagjinon si të bëhet hero sipër tankut

schedule17:40 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:40 - 9 Tetor, 2020

Shumica socialiste po përgatit një ligj për Presidentin ku pritet që t’i kufizojë edhe të drejtën e dhënies së dekoratave, ndërsa kryeministri Edi Rama nga asambleja e PS-së sot që u mbajt te liqeni u shpreh se Ilir Meta ka thyer cdo protokoll për dhënien e tyre. Situatën e dhënies së dekoratave nga Ilir Meta, Edi Rama e cilësoi farsë, komedi dhe turp. Nuk mungoi edhe një krahasim me Enver Hoxhën dhe ironitë se po imagjinon si të bëhet hero.

Ilir Meta është presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Mbretërit, presidentët, nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye shumë të thjeshtë. 

Dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët, për të gjallë mes të gjallëve, ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Po! Vritet një ushtar në Afganistan, i jepet medalja të shoqes. 

Por që të dekorosh heronjtë e popullit, kjo e bën Boratin, të vetmin origjinal më të dobët se kopja. Vojo Kushi është heroi i popullit, Ilir Meta cfarë e bën mjeshtër të punës? Mbreti, presidenti kur jep një medalje trimërie, po ky Vojo Kushi nga cfarë lartësie e sheh, apo është mbi tankun imagjinar? 

Enver Hoxha ka dhënë vetëm një herë dhe ka dhënë për Selam Musain, ia dha ky prapë, tjetër kjo. Dhe ajo ka qenë e vetmja shkelje e protokollit, nuk mund të japësh dekorata për të vdekurit. Abdyl Frashëri këtu (te liqeni), i jep dekoratë Ilir Meta. 

Imagjinoni si mund të rrotullohen në varr këta. Dekoratën e Vojo Kushit e merr një që nuk e njeh as një lidhje me të, e kapën te kafja e LSI-së atje, për ta lidhur me LSI-në. Mes Margarita Tutulanit dhe Monikës ka një dallim shumë të madh, se do të detyrohet të dalë kundër Ilirit. Kështu sikur e ka nisur do t’i japë Skënderbeut, me urdhrin e Nënë Terezës, ku do të shkojë, nuk la njeri pa dekoruar, ka marrë varrezat me radhë. 

Ku ka dekorata për të vdekurit. Kam përshtypjen se kur shkon në bustet e tyre imagjinon si të bëhet hero. Farsë. Komedi, Tragji-komedi, turp. Por ajo që vlen në mbyllje është që vota në 25 prill do të jetë një problem shumë i madh për demokratët dhe këdo që mund të ketë arsyet e veta që mund të mos votojë për ne” tha ai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!