“Je një copë m**i, tradhtar”, Vedat Muriqi e Rrahmani në shënjestër

schedule14:39 - 9 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 9 Tetor, 2020

Vedat Muriqi ka përfunduar në shënjestër të Adrian Berishës, anëtar i Këshillit Komunal në Komunën e Prishtinës, i cili përfaqëson Partinë Social Demokrate në Kosovë. Mediat në Kosovë ka publikuar një postim ku Berisha shfaqet mjaft i ashpër ndaj sulmuesit të Kosovës.

“Vedat Muriqi, ti je një copë m**i. Tani që ke shkuar te Lazio besoj e kupton çfarë dua të them dhe kështu nuk mendoj vetëm unë, por shumë tifozë kosovar”, shkruhet në postimin e publikuar dhe që figuron në emër të Berishës.

Muriqi nuk ishte në ndeshjen që Kosova e humbi me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që është e vështirë të kuptohet mesazhi që ka dashur të përcjellë Berisha. Nuk dihet nëse e ka me faktin e kalimit të sulmuesit në një klub më të madh, apo nënkupton diçka prej faktit që tifozët e Lazio njihen si fashistë…

 

RRAHMANI – Edhe kapiteni Amir Rrahmani ka rënë pre e sulmeve në internet dhe nuk ka ngurruar t’i sqarojë tifozët. “I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë dhe një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të Ambasadës Italiane në Kosovë dhe shtetit të Kosovës, ishte e pamundur të vija. Mësoni ta doni vendin tuaj dhe pastaj të bëni komente”, /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!