Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftërave shqiptare për liri!
Pa e kursyer gjuhën ironike, Spiropali e cilëson Presidentin si Baba Xhikja, ndërsa shprehet se ai është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash.
Statusi:
Kush kujton se Ilir Meta i nderon dëshmorët me teneqet që i shpërndan si verdhushkat e qypit të marrëzisë nga foltorja e Presidentit, gabon rëndë!
Nuk kanë nevojë heronjtë e popullit për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma!
Kjo është një farse e turpshme, e neveritshme, qesharake, e cila u bë krejt kuptimplotë kur dekorata për Vojo Kushin nuk iu dha as familjes së heroit po një të panjohuri që kishte ardhur në ceremoni nga kafeneja e LSI-së afër Presidencës!
Nëse ka një parti sot që i turpëron heronjtë e luftës është LSI e qypave dhe filxhanëve dhe nëse ka një individ që e turpëron shtetin shqiptar në marrëdhenie me kujtimin e tyre, ky është Baba Xhikja i Presidencës me dekoratat e tij si vula e Xhike Qamilit!
Mua nuk më komplekson asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse unë dhe Partia Socialiste luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kemi në ballë, i nderojme duke luftuar për Reformën në Drejtësi, për Taksimin e Ndershëm, për Librat Shkollore Falas, për Rimbursimin e Ilaçeve për më shumë se gjysëm milionë qytetarë të pasiguruar, për Rilindjen Urbane, për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, për Shqipërinë Evropiane…
Po po, Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftrave shqiptare për liri!
Kur ai flet per Avni Rustemin, mua më kujtohet blloku i tij i zi. Kur ai flet per Margarita Tutulanin, mua me kujtohen vilat e tualeti për macet e Monës.
Kur ai flet per Vojo Kushin, mua me kujtohet Peçua i tij farmaceutik dhe me vjen për të vjellë nga nëpërkëmbja brutale e yjeve të luftës nën shollën e ushtrisë së gjeneral Xhikes! Kështu që le të lehin sa të duan, po të vërtetën time nuk e negocioj me askënd!/abcnews.al/

