Ionut Radu është futbollisti tjetër që ka dalë me COVID-19 te Interi, teksa shkon kështu në pesë numri i të infektuarve. “FC Internazionale Milano njofton se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan janë testuar pozitivë për Covid-19 pas kontrolleve të bëra në Appiano Gentile ditët e fundit.
Ionut Radu ka dalë gjithashtu pozitiv sot në mëngjes, pas testit të bërë ditën e djeshme. Kontrollet e mëtejshme janë planifikuar për nesër”, njofton klubi i Interit, ndërkohë që më parë kanë dalë pozitivë edhe Milan Skriniar dhe Alesandro Bastoni (u testua në grumbullimin me Italinë U21).
? | OFFICIAL STATEMENT
FC Internazionale Milano announce that Roberto Gagliardini and Radja Nainggolan have tested positive for COVID-19. Further tests for Ionut Radu are scheduled for tomorrow ? https://t.co/G57LZDjWxI#FCIM
— Inter (@Inter_en) October 9, 2020
Italia U21 është kthyer në një “vatër” të COVID-19, pasi është infektuar edhe mbrojtësi i Milanit Matteo Gabia (veç tij edhe Alessandro Plizzari dhe një pjesëtar i stafit kanë dalë pozitivë sot). Shpresat e Italisë nuk do të luajnë kundër Islandës, pikërisht prej të infektuarve me koronavirurs, shkruan Corriere dello Sport.
Kështu derbi i Milanos vihet në rrezik, pasi numri i të infektuarve në të dyja skuadrat është rritur. Te Milani janë edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte që pas testeve të fundit kanë rezultuar sërish pozitivë dhe tani në listë u ëshët shtuar edhe Gabbia. /abcnewsal
Official Statement: Matteo Gabbia ➡️ https://t.co/m10wdKf253
Comunicato Ufficiale: Matteo Gabbia ➡️ https://t.co/j8IUFKGCdV
#SempreMilan pic.twitter.com/sKBD37en0v— AC Milan (@acmilan) October 9, 2020