Amir Rrahmani është një nga mungesat e mëdha të Kosovës për duelin ndaj Maqedonisë së Veriut. Kapiteni dhe shtylla e mbrojtjes së dardanëve, nuk u lejua nga Napoli të udhëtonte drejt Shkupit.
Situata në klubin e Serie A nuk është aspak e mirë, teksa koronavirusi ka prekur lojtarë si Zielinski dhe Elmas.
Gjithsesi, Rrahmani beson tek suksesi i shokëve të skuadrës dhe karikon Kosovën me një postim të bërë në rrjetet sociale.
“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithë Shqiptarëve është në fushë me ju. Tregojuni botës kush jemi“, shkruan 26-vjeçari. /abcnews.al