Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gafat në transmetimet LIVE, spikeret e njohura tregojnë momentet e sikletshme

schedule18:17 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:17 - 8 Tetor, 2020

“ABC e Pasdites” kishte të ftuar tre spikere simpatike të ekraneve shqiptare, të cilat ndanë momentet e sikletshme dhe të bukura të punës së tyre.

Blerta Tafani, Senada Jaho dhe Fabiola Hoxha janë pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse mbajnë mend ndonjë nga gafat e tyre gjatë transmetimeve live.

Senada Jaho rrëfeu se fjala operacion e kishte ngatërruar ndërsa mbulonte një ngjarje të ndodhur në Durrës.

 

“Më duhet të mbuloja një ngjarje në Shijak ku ishte vrarë një ish komisar policie dhe më fliste drejtori I informacionit në kufje ku më thoshtë “pyete a ka mbaruar operacioni”. Ndërkohë që një kalimtare ishte plagosur aty. Drejtori e kishte fjalën për operacionin e policisë nëse kishte përfunduar dhe unë që e pyes “a ka mbaruar operacioni në spital i asaj”.

Gafat gjatë transmetimeve live nuk i kanë shpëtuar as Blerta Tafani dhe Fabiola Hoxha.

Fabiola ndërsa qeshte  i quan gafat si “perla” të këtij zanati. Duket se kufjet janë elementi i domosdoshëm i transmetimeve live, ku lidhjet me regjinë bëhen përmes tyre.

Ndërsa Fabiolës i thonin në kufje se pas kreut të Bashkisë Erion Veliaj, kishte material direkt me kreun e PD-së, ajo i shkriu të dyja në një duke e cilësuar Veliaj si kreun e PD-së.

Mos humbisni momentet në kanalin tone të Youtube/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!