Dy të tretat e popullsisë në Britaninë e Madhe janë kundër që qytetarët europianë të lëvizin lirshëm në shtetin e tyre. Ata kanë kërkuar që të gjithë personat që duan të udhëtojnë në Britani për arsye të ndryshme duhet të aplikojnë për vizë, raporton The Guardian.
Shumica e votuesve gjithashtu duket se mbështesin parimin se çdo emigrant duhet të trajtohet njësoj pavarësisht prejardhjes.
Votuesit mendojnë se puna që bën dikush nuk duhet të përbëjë një ndryshim por të bëjë dallimin midis punëtorëve “të aftë” dhe “të pakualifikuar” që formon bazën e qeverisë së politikës së re të imigracionit, transmeton abcnews.al
Ndërsa 80% besojnë se mjekët duhet të jenë përparësi më e madhe, vetëm 18% mendojnë të njëjtën gjë për bankierët. Ndërsa vetëm 19% besojnë se sanitaret e hoteleve duhet të kenë përparësi, deri në 60% mendojnë se punonjësit e kujdesit duhet të jenë përparësi në sistemin e imigracionit.
Besimi ndaj qeverisë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2016. Një studim i ngjashëm në vitin 2016 tregoi se 22% e njerëzve deklaruan se i besojnë qeverisë, niveli më i lartë në sondazhet e NSCR që nga viti 2007, raporton abcnews.al
Në vitin 2019, besimi ndaj qeverisë ra në 15%, niveli më i ulët i regjistruar në 40 vite.
Sipas sondazhit, pavarësisht ngërçit të Brexit, besimi ndaj qeverisë ka pësuar luhatje, britanikët do të dëshironin që Britania të ndiqte disa udhëzime të BE-së.
Rreth 80% duan që linjat ajrore britanike të vazhdojnë të ndjekin rregullat e BE-së për kompensimin e fluturimeve të anuluara dhe 69% duan të ndjekin rregullat e BE-së për të hequr tarifat e roamingut nga kompanitë celulare.
Në përgjithësi, procesi i Brexit duket se ka rritur interesin e popullit në politikë. Midis 1986 dhe 2013, vetëm 31% deklaruan se kishin interes për politikën. Menjëherë pas referendumit të Brexit, interesi u rrit në 42%. /abcnews.al