Shoqata “Drejtësi për drejtësinë”: Mesazhi i Varhelyi, ndërhyrje në funksionet e gjyqësorit

schedule15:01 - 8 Tetor, 2020

schedule 15:01 - 8 Tetor, 2020

Shoqata Drejtësi për drejtësinë e krijuar nga gjyqtarë dhe prokurore, të cilët janë shkarkuar nga organet e Vettingut në një deklaratë për shtyp shprehet e shqetësuar nga deklaratat e Oliver Varhelyi i cili kërkoi në Tiranë “ndaljen e sulmeve të padrejta për anëtarët e strukturave të vettingut”.

Sipas shoqatës “Një anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është aktualisht në gjykim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është në proces hetimi nga Prokuroria Speciale (SPAK)” dhe ato nuk mund të quhen si “sulme të padrejta” pasi mesazhi i Varleyi do të konsiderohej ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit dhe strukturave të krijuara pas Reformës në Drejtësi.

Shoqata deklaron se  ka të dhëna zyrtare dhe publike, të siguruara kohë pas kohe, nga aktorë e faktorë të tjerë të jetës publike në Shqipëri, që kanë zbuluar se një pjesë e zyrtarëve të strukturave të Vetingut, dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, nuk përmbushnin kriteret formale ligjore për emërim ose kanë probleme me integritetin dhe pasurinë e tyre.

Njoftimi :

Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” shpreh vlerësimet për angazhimin e Bashkimit Europian në forcimin e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër nuk mund të anashkalojnë shqetësimin e krijuar nga deklaratat e pavenda dhe shqetësuese, të shprehura nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi, i cili kërkoi në Tiranë ndaljen e atyre që ai i konsideroi sulme të padrejta, ndaj anëtarëve të strukturave të Vetingut.

Një anëtar i Koîegjit të Posaçëm të Apelimit është aktualisht në gjykim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë, një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është në proces hetimi nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Nëse këto raste konsiderohen “sulme të padrejta”, atëherë mesazhi i z. Varhelyi mund të konsiderohet plotësisht si një ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit, aq më tepër të strukturave të krijuara pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Konsideratat e z. Varhelyi u dhanë në prani të Drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), znj. Calavera, zyrtarja më e lartë përgjegjëse për përzgjedhjen, monitorimin dhe raportimin e aktivitetit të institucioneve rivlerësuese në Shqipëri.

Të dhëna zyrtare dhe publike, të siguruara kohë pas kohe nga shoqata “Drejtësi për drejtësi”, si edhe nga aktorë e faktorë të tjerë të jetës publike në Shqipëri, kanë zbuluar se një pjesë e zyrtarëve të strukturave të Vetingut dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, nuk përmbushnin kriteret formale ligjore për emërim ose kanë probleme me integritetin dhe pasurinë e tyre.

Fakti që disa prej tyre kanë kaluar filtrat e verifikimit, pavarësisht problemeve të dukshme, dëshmon se zyra dhe stafi i drejtuar nga znj. Calavera, është gjithashtu përgjegjës për krijimin e klimës së mos-besimit edhe pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” e mîrëkupton qëllimin e mirë të institucioneve të Bashkimit Europian për realizimin e shpejtë dhe me efikasitet të Reformës në Drejtësi

Eshtë shumë e rëndësishme që edhe zyrtarët përfaqësues të Bashkimit Europian të identifikojnë dhe, mbi të gjitha, t’i deklarojnë opinionit publik shqiptar problematikat e evidentuara në zbatimin konkret të Reformës në Drejtësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!