Hoti: Nëse s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi, vazhdojmë si shtete që nuk njohin njëra-tjetrën

schedule11:17 - 8 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 8 Tetor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti deklaroi se në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje finale, Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre si dy shtete të pavarura që nuk e njohin njëra-tjetrën, shkruajnë mediat në Kosovë.

Gjithashtu kryeministri Hoti është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve mes vendeve dhe se një normalizim i tillë mund të arrihet në rast se do të ketë njohje reciproke.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!