Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Calavera në krah të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi në një takim me drejtuesit e institucioneve të vetingut në Tiranë u shpreh se procesi i rivlerësimit duhet të vijojë me të njëjtin ritëm dhe sulmet duhet të ndalen.
“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me Komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi. Kritike që vettingu të vazhdojë me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen” tha ajo.
Ndërsa Oliver Varhelyi përgëzoi institucionet e vettingut. “Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë” shkruan ai në Facebook./ db/Abcnews.al

