“Unë isha 10 vjeç”! Gazetari malazez Velibor Çoviç në bashkëpunim me RTK-në kanë realizuar një dokumentar për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës në Rozhaje të Malit të Zi gjatë luftës me temën “Burrëria dhe besa”.
Për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku treguan ngjarjet e asaj kohe Velibor Çoviç, Skënder Dyrmishi, ambasadori i parë i Kosovës në Mal të Zi, Ali Daci, që ka mbajtur dhe strehuar refugjatët, një çift nga Kosova që kanë qenë refugjatë në Rozhaje dhe Safet Zejnullahu nga RTK. / db/Abcnews.al