Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar në një intervistë me gazetarin e ABC News Endri Xhafo se partitë politike në Shqipëri kanë tentuar të bëjnë një qeveri të përbashkët rreth një muaj e gjysmë më parë.
Ngjela u shpreh se kjo nismë e tyre e cila kishte “moton” anti-reformë është frenuar në sajë të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Ai deklaroi se listat e hapura i kërkon vetëm opozita parlamentare, ndërsa PD dhe PS nuk i duan.
“Halli i përbashkët të bashkon se dy parti janë në konflikt me njëri tjetrin për pushtetin. Por para një muaji e gjysmë donin të bënin qeveri të përbashkët që ta bënin mirë grupin anti-reformë. Por nuk i la ajo. Atëherë Rama doli me kod tjetër. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura por nuk dalin këta me lista të hapura as njëra as tjetra”, tha Ngjela./mv. abcnews.al