Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Lajmi për kufizimin e lëvizjes së shqiptarëve i fabrikuar nga Berisha! Ligji gati në dhjetor 2022

schedule18:06 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:06 - 7 Tetor, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë se në 8 vite qeverisje, PS ka bërë 10 herë më shumë legalizime se gjatë qeverisjes së PD. Balla përgënjeshtroi lajmin se nga 1 Janari do të vendosen për lëvizjen e shqiptarëve në BE, duke e quajtur atë të fabrikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shtoi se ky projekt mund të jetë gati në fund të dhjetorit 2022.

“Nëna dihet , babai nuk dihet. Falenderoj Varhelyi për prezantimin e paktës këtu dhe planin e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Është një konfirmim i vlerësimit për Kuvendin e Shqipërisë. Meqë Murrizi për ligjin u mundua që të bënte krahasime që nuk qëndrojnë dhe krahasoi dy qeverisjet brenda mandateve të PS. Në 8 vite të qeverisë së Saliut i cili në vërtetë erdhi në pushtet me kartën e legalizimeve. Luli donte drejtorinë e legalizimeve dhe burgjeve, në 7 vite të qeverisjes sonë ne kemi bërë 210 mijë legalizime, 10 herë më shumë se 8 vitet e Saliut. Ai që ka bërë PS, është jo vetëm se ndryshuam ligjin por në rast se te Saliu nëse nuk legalizohej banesa shembej, ne kemi garantuar që nëse legalizohet banesa, dëmshpërblejmë për koston e ndërtimit. Nuk ka një vend tjetër në Europë që të jetë goditur nga dy tërmete dhe pandemia, Shqipëria ka bërë hapa të shkëlqyer në luftën kundër krimit në kuadër edhe të OFL-së.

Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë në mënyrë në ekskluzive nga prodhuesi më i madh i lajmeve të rreme, Sali Berisha i cili është fatkeqësi për këtë vend, duke gënjyer me paturpësinë më të madhe, se qytetarëve shqiptarë nga 1 Janari 2021 do i vendosen vizat se shqiptarët nuk i do Europa. Sipas Saliut qytetarët duhet të aplikojnë përpara për të hyrë në BE dhe për të marrë vizë. Ky është një projekt që BE e ka planifikuar prej kohësh. Janë disa portale që mbajnë edhe lajmin e Etias. Ndoshta në fund të dhjetorit 2022 mund të jetë gati. Qytetarët shqiptarë është një lajm i rremë. Ky është shembulli më i qartë se si mund të bëhet. Pastaj është ndjekur nga salinjtë e tjerë. Ne jemi shumë krenarë që sot jemi në një moment shumë historik të rrugës sonë europiane. Sa i përket sherrit mes Lulit dhe Ilir Metës, është një çështje ku duhet të ndërhyni edhe ju. Baba Likja e ka marrë rrugën, më 25 prill LSI do ikë në skrap”,tha Balla. / mv abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!