Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i uruan mirëseardhjen komisionerit të BE-së për Zgjerimin Várhelyi, ndërsa në fillim të seancës, kryetari Gramoz Ruçi si gjithmonë strikt, u kërkoi deputetëve të ulen, ndërsa urdhëroi punonjësit të mbyllin dyert. “Ulemi, kolegë deputetë. Mbylli i çik këto dyert” kërkoi Ruçi.
Më pas kryetari i Kuvendit i tregoi objektivat komisionerit dhe theksoi se ardhja e tij në Tiranë vjen dy ditë pasi u miratua Kodi Zgjedho mes debateve. Ruçi zbuloi edhe detajet nga letra që u dërgoi homologëve të parlamentareve evropiane.
“Ju vini një ditë pasi u prezantua paketa e zgjerimit dhe plani ekonomik, ku vlerësuat reformat. Ju vini vetëm dy ditë pasi kemi bërë ndryshimet e Kodit zgjedhor, që iu afruan maksimalisht projekteve të opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare.
Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar si objektiv bërjen funksionale të Kushtetutës brenda këtij viti, ju siguroj se edhe për rekomandimet që na ka caktuar këshilli, ne po punojmë me të njëjtin ritëm dhe përgjegjësi.
Këto vite do të shënohen në kujtesën evropiane, si vite kur popujt e Ballkanit Perëndimor po rikthehen me shumë dëshirë në familjen e tyre. Parlamentare të vendeve anëtare u nisa një letër për hapat e deritanishme dhe planin e masave për përparësitë” tha ai./ db/Abcnews.al